Saturday, February 20, 2010

Futbolli



Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Është lojë me top cila luhet sipas rregullave të përcaktuara në një fushë përbrenda një stadiumi, nga dy skuadra të cilat kanë nga 11 lojtar.Fusha e futbollit profesional mund të ketë dy lloj dimensionesh sa i përket madhësisë së përgjithshme të fushës. Fusha e vogël ka dimenzionet 45 metra e gjërë dhe 120 metra e gjatë, kurse fusha e madhe ka dimenzionet 90 metra e gjërë dhe 120 metra e gjatë. Përkundër ndryshimit të madhësis së përgjithshme të fushës dimenzionet e elementeve të fushës janë të njejta në të dy llojet e fushës

Elementet e fushës së futbollit janë:

(radhitur sipas numrave në fotografi.)

  1. Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas dhënjes së ndonjë goli nga ekipet.
  2. Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një rreze prej 9.15 metrash.
  3. Vija e mesiti ndan koqet e ndan fushën në dy gjysma pjesë të cilat luajn rol në përmbushjen e disa rregullave të futbollit.
  4. Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy anët dhe në fundet e tyre takohen me vijat fundore.
  5. Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40.3 metra e gjërë dhe 16.5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një gjysëmrreth me rreze prej 9.15 metra (sikur rrezja e rrethir të mesit) nga pika e penaltisë.
  6. Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo pikë ekzekutohet penalltia.
  7. Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e pikës nga 2.10 metra duke formuar një gjerësi prej 7.3 metrash hapësirë cila njihet si portë. Afër portës gjendet e rrethuar një fushë e cila është e rrethuar nga një vije e cila është e larguar nga 6,5 metra nga shtyllat përgjat vijës fundore dhe e zgatur për 11 metra në drejtim të pikës së penaltisë.

Qytetet më të bukura në botë


Forbes.com ka publikuar listën e sivjetme për qytetet më të bukura në botë, ndërsa ashtu siç pritej, në vend të parë gjendet Parisi, ndërsa në top-dhjetësh janë përfshirë edhe Vancouver, Sydney, Firence, Venecia dhe Londra.

Ekspertët e Forbes edhe këtë vit kanë vlerësuar qytetet më të bukura në botë, ndërsa përveç bukurisë që bie në sytë e shikuesve të zakonshëm, në këto vlerësime janë përfshirë edhe një grup urbanistësh dhe arkitektësh.

Lista e dhjetë qyteteve më të bukura në botë:

Vancouver (Kanada)
Sydney (Australi)
Firence (Itali)
Venecia (Itali)
Cape Town (Afrikë e Jugut)
San Francisco (SHBA)
Chicago (SHBA)
New York City (SHBA)
Londra (Angli)
Cambridge Angli
Tokio (Japoni)

Mbipesha te fëmijët, rrezik për vdekje të hershme

Një studim i shkencëtarëve suedezë nga Universitetit Umei, ka treguar se mbipesha në moshën fëmijërore është e lidhur me rrezikun e dyfishtë për të vdekur para moshës 55-vjeçare.

New England Journal of Medicine shkruan se ekspertët rekomandojnë që mbipesha të parandalohet që në moshë të re.

Sipas mendimit të tyre, trendi aktual i ushqyerjes së fëmijëve do të shkaktojë numër gjithnjë e më të madh të fëmijëve me kilogramë të tepërt, që njëherit do të kenë prirje që edhe në jetën e mëvonshme të kenë mbipeshë.

Si rezultat i kësaj, do të vjen deri te rritja e shtypjes së gjakut dhe nivelit të sheqerit në gjak, dhe kështu do të zvogëlohet mosha mesatare e jetëgjatësisë. /Telegrafi/

Çfarë është gripi i derrave?


Është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes tek derrat, e shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që shkaktojnë epidemi gripale tek kjo kafshë. Edhe pse prek në masë derrat, ngordhshmëria e tyre nga kjo sëmundje mbetet e ulët. Ky virus është zbuluar për herë të parë në vitet ‘30 të shekullit të shkuar.

Xheladin Ujkani, “Kisskoms”

Ky tekst botohet pas konsultimit të Organizatës “Kiscoms” me zyrën e OBSH-s në Prishtinë dhe me Prof. Dr. Isme Humolli- Drejtoreshë e Institutit të Epidemiologjisë në IKSHPK

Ç'është gripi i derrave?

Është sëmundje e organeve të frymëmarrjes të derrave e shkaktuar nga virusi i tipit A. Njerëzit, zakonisht nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Aktualisht tek njerëzit është raportuar infeksioni me virusin e gripit të derrave, tipi H1N1.

A sëmurën njerëzit nga gripi i derrave?

Normalisht, njerëzit nuk sëmurën nga gripi i derrave, por infeksioni ndër njerëz mund të ndodhë. Është raportuar se virusi i gripit të derrave përhapet nga njeriu në njeri, por nuk dihet saktësisht si ndodh përhapja e virusit.

Cilat janë shenjat e sëmundjes së gripit të derrave ndër njerëz?

Simptomat e gripit të derrave janë të njëjta me ato të gripit të zakonshëm: temperaturë, kollë, dhembje fyti, dhembje trupi, dhembje koke dhe plogështi. Në disa raste mund të paraqitet edhe vjellja dhe diarreja. Komplikim më i shpeshtë i sëmundjes është pneumonia.

Si përhapet gripi i derrave ndër njerëz?

Virusi i gripit të derrave përhapet në të njëjtën mënyrë si gripi i zakonshëm (sezonal). Virusi përhapet nëpërmjet ajrit nga një person në tjetrin gjatë kollitjes dhe teshtitjes së personave të sëmurë me grip.
Virusi përhapet edhe duke prekur gojën, hundën dhe sytë me duar të papastra apo gjësendet që përmbajnë virusin e gripit.
Personi i infektuar me virusin e gripit të derrave përhap sëmundjen tek personat e tjerë një ditë para se të shfaqen shenjat e sëmundjes dhe shtatë ditë pasi të jenë shfaqur shenjat e sëmundjes.

Njerëzit mund të infektohen duke ngrënë mishin e derrit?

Jo, virusi i gripit te derrit nuk transmetohet në ushqim; nuk mund të infektohesh nga gripi i derrit duke ngrënë mishin ose produktet që kemi prej tij. Mishi mund të hahet i gatuar në mënyrë të kujdesshme, duke gatuar në temperature 70-80 gradë. Viruset e gripit të derrit ashtu si dhe bakteret e viruset e gjallesave të tjera nuk u rezistojnë dot temperaturave të larta.

Si parandalohet gripi i derrave?

Nuk ka vaksinë e cila mbron kundër gripit të derrave, por sëmundja mund të parandalohet nëse respektohen këto parime:

* Mbuloje hundën dhe gojën me shami gjatë kollitjes dhe teshtitjes.
* Hedhe në vend të sigurt facoletën pas përdorimit.
* Pastroji rregullisht duart me sapun dhe ujë të nxehtë, veçanërisht pas kollës, teshtitjes dhe prekjes së gjësendeve.
* Mos i prek sytë, hundën dhe gojën me duar të papastra.
* Evitoni kontaktet me personat e sëmurë nga gripi.
* Nëse sëmurësh me grip mos shko në punë, shkollë, hapësira publike, qëndro në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Këshilla për të sëmurët?
* Pini më shumë lëngje,
* Pushoni,
* Merrni ushqim cilësor me vitamina.

Ekziston terapia antivirusale, e cila duhet të përdoret pas përshkrimit nga ana e mjekut. Terapia në fjalë është e suksesshme nëse merret sa më shpejt pas paraqitjes së shenjave të sëmundjes.

Virusi “Kneber botnet” infekton 75.000 kompjuterë


Virusi “Kneber botnet” infekton 75.000 kompjuterë
Një lloj i ri i virusit kompjuterik ka infektuar mbi 75.000 kompjuterë në mbi 2.500 kompani në mbarë botën, e në mesin e tyre dhe kompjuterët e përdoruesve të faqeve për shoqërim online, ka raportuar kompania “NetWittnes”.

Virusi i njohur si “Kneber botet” mbledh informatat e përdoruesve të cilat përdoren për qasje në sisteme financiare, faqet për shoqërim online dhe e-mail e ato i dërgon prapa tek hakerët.

Botnet në fakt është ushtri e kompjuterëve të infektuar të cilën hakeri e kontrollon me anë të një kompjuteri qendror.

Kompania e sigurisë “NetWittnes” ka njoftuar se virusi është regjistruar në muajin janar gjatë një kontrolli rutinor të softuerit.

Në hulumtimin e mëtutjeshëm të cilin e ka kryer kompania "Herndon" është zbuluar se janë rrezikuar shumë sisteme afarizmi dhe qeveritare, si dhe të dhënat personale të cilat përdoren për tu kyçur në llogari bankare, si dhe në Yahoo, Hotmail e Facebook.

“Mbrojtja e rëndomtë prej viruseve nuk është e mjaftueshme për mbrojtje nga virusi 'Kneber'”, ka deklaruar Amit Yoran, drejtor ekzekutiv i kompanisë “NetWittnes” për agjencinë e lajmeve AP.

Poezi Per Nenen - Video

Dollogozhda



Dollogozhda
(maq. Делогожда) është një fshat në komunën e Strugës, ndodhet rrëzë malit Karaorman në verilindje të Strugës në një largësi prej rreth 11 kilometrash. Deri para pak kohe ishte e organizuar si komunë në vete, por me riorganizimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale u shkri në komunën e Strugës. Dollogozhda si komunë numëronte 7884 banorë por si fshat rreth 3000 banorë, sipas regjistrimimit të popullsisë në vitin 2002.

Arsimimi

Dollogozhdarët janë arsimdashës,Por kushtet ekonomike dhe politike që kanë dominuar në të kaluarën nuk premtonin një zhvillim më të shpejtë të arsimit në këtë vend.

Shkollat e para happen në kohën e Mbreterisë Sërbo-Kroato-Sllovene në gjuhën sërbe. Mësuesit po ashtu kanë qenë nga Sërbia ose Mali i Zi. Përveç lëndeve të tjera, që janë përshkruajtur në monografinë e Sh.F. "Naim Frashëri", mësohej vetëm një lëndë që u interesonte fshatarëve, lënda për fenë islame të cilën e ka ligjëruar hoxha ose dikush tjetër qe ka pasur njohuri mbi fenë. Por dëshira për të mësuar në gjuhën amtare ka qenë shumë e madhe.

Në gjuhën shqipe u hapën shkollat e para gjatë Luftës së dytë botërore nga ministria e atëhershme e mbretërisë së Shqipërisë kanë vazhduar me punë deri në çlirimin e vendit. Pas mbarimit të Luftës Nacional-Çlirimtare. Prej këtyre shkollave fillore nxënësit e dalluar i vazhduan mësimet në Shkollën e Mesme Normale të Shkupit, ku u regjistruan shumë nxënës nga Dollogozhda.

Mësimet në Normalen e Shkupit në atë kohë i mbaruan me sukses dhe u emëruan mësues keta nxënës nga Dollogozhda: Remzi Qoku, Xhemail Qoku, Ali Zhaku-Aliu, Belqia Dervishi dhe Osman Sela. Para tyre si mësues me kursin e kryer kanë punuar me nxënësit Aqif Dalipi dhe Bilal Bilali. Kuadri me arsim të lartë u krijua më së shumti nga Universiteti i Prishtinës, dhe nga univerzitetet e Shkupit, Beogradiit dhe Zagrebit. Për emrat e të shkulluarve gjegjësisht intelektualëve nuk janë të prezentuara në këtë punim, pasi që janë përmendur në monografinë e shkollës, që është botuar në vitin 1998.

Sa i perket arsimit dhe edukimit te gjenerateve te reja, në këtë drejtim apelojmë që në të ardhmen të insistohet me çdo kusht, që gjeneratat e reja të mësojnë sa më shumë dhe të vazhdojnë shkollimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale prej ku do ti vazhdojnë studimet në universite të ndryshme. Sepse vetëm duke u shkolluar mund të ecim përpara si dollogozhdarë, por edhe si komb dhe sa më lehtë të mund të integrohemi në proceset demokratike evropiane.

Shkolla fillore në fshatin Dollogozhdë është ndertuar në vitin 1969. Si objekt shkollor ajo nuk i plotësonte kushtet minimale për mesim bashkëkohor me planet dhe metodat e reja të mesimit interaktiv. Shkolla u rindërtua në vitin 2001 me inciativë të qytetarëve të Dollogozhdës nga fonde të oragnizuara me vetiniciativë. Më 5 maj të vitit 2006, shkolla mbante emrin e Rilindasit tonë të madhë "Naim Frashëri", emërohet me emrin e luftëtarit dhe Komandantit të UÇK-së, "Nuri Mazari-Komandant Struga".