Saturday, February 20, 2010
Virusi “Kneber botnet” infekton 75.000 kompjuterë
Virusi “Kneber botnet” infekton 75.000 kompjuterë
Një lloj i ri i virusit kompjuterik ka infektuar mbi 75.000 kompjuterë në mbi 2.500 kompani në mbarë botën, e në mesin e tyre dhe kompjuterët e përdoruesve të faqeve për shoqërim online, ka raportuar kompania “NetWittnes”.
Virusi i njohur si “Kneber botet” mbledh informatat e përdoruesve të cilat përdoren për qasje në sisteme financiare, faqet për shoqërim online dhe e-mail e ato i dërgon prapa tek hakerët.
Botnet në fakt është ushtri e kompjuterëve të infektuar të cilën hakeri e kontrollon me anë të një kompjuteri qendror.
Kompania e sigurisë “NetWittnes” ka njoftuar se virusi është regjistruar në muajin janar gjatë një kontrolli rutinor të softuerit.
Në hulumtimin e mëtutjeshëm të cilin e ka kryer kompania "Herndon" është zbuluar se janë rrezikuar shumë sisteme afarizmi dhe qeveritare, si dhe të dhënat personale të cilat përdoren për tu kyçur në llogari bankare, si dhe në Yahoo, Hotmail e Facebook.
“Mbrojtja e rëndomtë prej viruseve nuk është e mjaftueshme për mbrojtje nga virusi 'Kneber'”, ka deklaruar Amit Yoran, drejtor ekzekutiv i kompanisë “NetWittnes” për agjencinë e lajmeve AP.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
te lumte shume mire e ke bere .
ReplyDelete